Ngjarje


Informacion




Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor

Platforma për barazi gjinore dhe buxhetim përgjegjës për barazi gjinore

Programi për barazi mes femrave dhe meshkujve në komunën e Manastirit, Strategjia për barazi gjinore të komunës së Gjorçe Petrovit, Plani aksional për zbatim të strategjisë së komunës së Koçanit, praktikat e mira, kontaktet nga komunat, janë disa prej dokumenteve të vendosura në platformën elektronike për barazi gjinore dhe buxhetim përgjegjës për barazi gjinore në kuadër të BNJVL-së. Pika qëndrore e komunave lidhur me shkëmbimin e informacioneve, diturive dhe të dhënave për nevojat e komunave, por edhe për institucionet tjera fokusi i të cilave është barazia mes femrave dhe meshkujve në nivel lokal.
Platforma elektronike për barazi gjinore dhe buxhetimi përgjegjës për barazi gjinore e krijuar në radhë të parë si vegël informimi ndaj komunave lidhur me aktivitetet gjinore dhe buxhetimi përgjegjës për barazi gjinore, tashmë katër vite është avancuar me forma të reja të cilat duhet t’u mundësojnë komunave prezantimin e të dhënave ndarëse gjinore në bazë të kategorive lidhur me kompetencat e tyre.
Platforma elektronike u krijua si rezultat i projektit të BNJVL-së ,,Përforcim i kapaciteteve të nëpunësve komunalë dhe përfaqësuesve lokalë për buxhetim përgjegjës për barazi gjinore”, të implementuar në periudhën 2013-2016 me përkrahjen e Trupit të UN Women në Shkup.
Me vazhdimin e bashkëpunimit me to, BNJVL përmes projektit ,,Drejt komunave përgjegjëse për barazi gjinore: përforcimi i kapaciteteve komunale për politikat për barazi gjinore dhe buxhetimi për barazi gjinore” 2019-2021 e avancoi platformën elektronike me vegla të reja dhe teknika për pasqyrimin e të dhënave ndarëse për barazi gjinore nëpër komuna. E njëjta përfshin veglën plotësuese për promovimin e aktiviteteve komunale për barazi gjinore në nivel nacional dhe rajonal, me ç’rast do të plotësonte qëllimin për etablimin e veglës rajonale për informim dhe shkëmbim të praktikave të mira në komunat në vendet nga rajoni që do të mbledhë dhe prezantojë përvoja rajonale përmes linqeve dhe shkresave.
Identifikim më i madh dhe prezantim i iniciativave lokale dhe aktiviteteve për barazi gjinore dhe buxhetim përgjegjës për barazi gjinore nga një kanal vazhdon të jetë një ndër qëllimet e platformës. Harta interaktive për komunat ku është paraqitur profili gjinor i komunave ngelet të bosht në platformën ku janë përmbajtur informacionet e rëndësishme për komunat në aspektin gjinor.
Për atë se çka mendojnë ekspertët lokalë dhe nacionalë lidhur me progresin me implementimin e politikave gjinore dhe masave shfrytëzohet bllog kategori, ndërsa dokumentet dhe literatura të nevojshme, si dhe video përmbajtje janë locuar në kategorinë e bibliotekës digjitale.