Trajnim për administratorët dhe përdoruesit e e-platformës www.rob.zels.org.mk

Në organizim të BNJVL-së më 24 mars, 2021, u mbajt trajnim online përmes platformës ZOOM për shfrytëzimin e veglave të platformës elektronike www.rob.zels.org.mk. Aktiviteti në fjalë realizohet në kuadër të projektit ,,Drejt komunave përgjegjëse për barazi gjinore: përforcimi dhe kapacitetet komunale për politikat për barazi gjinore dhe buxhetim përgjegjës për barazi gjinore” (2019-2021) dhe i referohet prezantimit të noviteteve, respektivisht mbindërtimit të veglave të reja të cilat duhet të kontribuojnë ndaj prezantimit të të dhënave të ndara nga komunat në një vend.

Trajnimi u zbatua nga ana e përfaqësueses së kompanisë IT të angazhuar për mbindërtimin dhe funksionalitetin më të mirë të platformës për buxhetim përgjegjës për barazi gjinore që krijoi edhe udhëzim për shfrytëzim për të gjitha funksionalitetit dhe për shfrytëzuesit e përfshirë në platformë.

Platforma përmban disa nënfaqe si: lajme, shpallje, galeri, hartë, bibliotekë digjitale dhe statistikë me ç’rast për çdonjërën prej tyre në mënyrë vizuale u prezantua mënyra e qasjes dhe e punës nga ana e shfrytëzuesve. Një fokus i veçantë i’u vendos pjesës së statistikës që është risi dhe që duhet t’u ndihmojë komunave t’i prezantojnë statistikat buxhetore nga komunat e tyre sipas kategorive, konform kompetencave komunale.

Në periudhën e ardhshme udhëzimi për përdoruesin do të jetë i plotësuar me informacione të ,,freskëta” në raport me ndryshimet të cilat janë në rrjedhë të e-platformës dhe gjithashtu do të ndahet me të gjitha komunat.