BNJVL-ja është e përkushtuar për integrimin e barazisë gjinore në politikat lokale dhe buxhetin përmes forcimit të kapaciteteve të komunave, informimit të komunave për programet dhe politikat kombëtare, koordinimit me institucionet dhe organizatat relevante, si dhe punon në zbatimin dhe harmonizimin e dokumenteve ndërkombëtare dhe lokalizimin e tyre.
Në përputhje me aktivitetet nga Plani aksionar për vitin 2025 për zbatimin e Strategjisë për Barazinë Gjinore 2022–2027, ku BNJVL-ja është organi udhëheqës, është përgatitur një raport, ndërsa të dhënat janë prezantuar në tabelë. Në tabelë janë prezantuar të dhëna të ndara sipas gjinisë, duke ndjekur indikatorët e vendosur në Strategjinë për Barazinë Gjinore 2022-2027. Këto të dhëna janë përpunuar nga gjithsej 80 komuna, përveç të dhënave nga Komuna e Vrapçishtit, ku u organizua zgjedhja e kryetarit më 11 janar, 2026. Ato do të plotësohen pas dorëzimit nga komuna.
Sipas indikatorëve që janë pjesë e Strategjisë, mund të përfundohet se ka një lëvizje të vogël në përfaqësimin e grave kryetare komunash, për dallim nga mandati i mëparshëm i kryetarëve të komunave. Numrat e tjera të grave këshilltare dhe kryetare të këshillit janë brenda kuotave ligjore ose të ashtuquajturit “tavan i xhamit” dhe nuk ndryshojnë shumë në krahasim me mandatet e mëparshme.
| 2.4.3 Pjesëmarrje e rritur e grave në krijimin e politikave dhe buxheteve lokale, veçanërisht të kategorive të ndjeshme të grave (Zotim 50-50) |
|
BNJVL MVL | 2025 К2 | 2027 К4 |
Nuk ka implikime fiskale | Buxheti i BNJVL-së |
853 burra dhe 453 gra
|

