Me instrument të avancuar për statistikat e ndara në bazë gjinore, drejt qasjes më të mirë gjatë planifikimit të nevojave në aspektin gjinor

Instrumenti i titulluar si ,,statistikë” në e-platformën për buxhetim përgjegjës për barazi gjinore të BNJVL-së www.rob.zels.org.mk, është vënë në funksion qëkur është avancuar forma e saj në aspektin përdorues (administrator) dhe në aspektin vizual. Me qëllim të shpjegimit më detajues të mundësive dhe mënyrave të shfrytëzimit të instrumentit në fjalë nga ana e komunave, për nevojat e të cilave edhe është krijuar, BNJVL organizoi trajnim më 07 qershor, 2023 në Qendrën e trajnimeve të BNJVL-së për personat përgjegjës të cilët do të punojnë në këtë platformë dhe për koordinatorët për barazi midis fermave dhe meshkujve.

Trajnimi u nda në dy pjesë, ku në pjesën e parë u prezantua përmbajtja e e-platformës, cili është qëllimi i saj, si t’a shfrytëzojnë në aspektin e regjistrimit nga ana e përdoruesve komunalë, si dhe mënyra e plotësimit dhe shfrytëzimit të pjesës së ,,statistikës” nga ana e komunave.  Këto të dhëna, të cilat do të ndahen sipas gjinisë dhe kategorisë, do të shërbejnë në analizimin e nevojave të komunës nga këndvështrimi gjinor dhe do të shndërrohen më tej në masa dhe aktivitete që do të përmirësojnë/tejkalojnë një sfidë apo problem të caktuar të banorëve të komunës. Të dhënat e ndara sipas gjinisë janë të rëndësishme gjatë krijimit të programeve dhe buxheteve komunale dhe me këtë instrument ato do të shfaqen vizualisht në platformë, për çdo komunë në veçanti. Trajnimi për mënyrën e përdorimit të platformës është bërë nga kompania “Intelligenta”, e cila e ka zhvilluar këtë platformë dhe e mirëmban atë ndër vite dhe për nevojat e përdoruesve nga komunat ka krijuar Udhëzuesin e përdoruesve, i cili është dërguar tek personat e emëruar për këtë qëllim. Kjo platformë e avancuar duhet t’u mundësojë komunave të mbledhin dhe të futin të dhëna në një mënyrë të vetme dhe unike, të cilat më tej shfaqen vizualisht në formën e një grafiku, të cilat ndahen sipas gjinisë dhe sipas kategorisë për secilën komunë në veçanti. Eksperti i “Intelligenta” praktikisht u prezantoi pjesëmarrësve të trajnimit, duke përdorur të dhënat statistikore të komunës së Aerodromit, lidhur me mënyrën e regjistrimit, vendosjes së të dhënave apo ndryshimeve duke përdorur aftësitë e instrumentit ,,statistika”, si pjesë e platformës. Të pranishmit në trajnim dhanë sugjerime shtesë për përmirësimin e terminologjisë së termave që do të përdoren për plotësimin dhe leximin e të dhënave, si dhe futjen e nënkategorive. Platforma do të plotësohet me këto propozime dhe si e tillë është në dispozicion të të gjitha komunave të cilat përmes procesit të hyrjes dhe përdorimit të platformës do të kenë mbështetjen e personave për IT në BNJVL, të cilët janë edhe përgjegjës për krijimin e emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit për çdo komunë, pra për personin e emëruar.

Pjesa e dytë e trajnimit kishte për qëllim prezantimin e risive të versionit të plotësuar dhe të përmirësuar të Kartës Evropiane për Barazi Gjinore, të përpiluar nga Këshilli i Komunave dhe Rajoneve të Evropës – CEMR. Krahas prezantimit të 9 neneve të reja të Kartës, koordinatori për barazi gjinore nga BNJVL u referua edhe për rëndësinë e këtij dokumenti për ngritjen e barazisë gjinore në agjendën politike të kryetarëve të komunave, e me këtë edhe vetëdijesimin më të madh të tyre, por edhe te të gjithë menaxherët dhe punonjësit në komuna horizontalisht dhe vertikalisht, me ç’rast do të çonte në një ndryshim pozitiv të qëndrimeve lidhur me rëndësinë e barazisë gjinore dhe integrimin e saj në të gjitha kompetencat në nivel lokal. Me krijimin korrekt të masave sipas nevojave të femrave dhe meshkujve një qasje të balancuar, komunat bëhen të përgjegjshme dhe transparente mes qytetarëve. Me nënshkrimin e Kartës Evropiane për Barazi Gjinore, komuna bëhet pjesë e rrjetit evropian të komunave që janë të përkushtuara për promovimin e barazisë gjinore dhe mund të shkëmbejnë praktika në nivel evropian. Nënshkruesit e ri të Kartës Evropiane obligohen për të 39 nenet, si dhe për atë se brenda 2 viteve do të hartojnë plan aksional sipas ankesave të 39 neneve dhe do të monitorohet zbatimi i planit me qëllim përcaktimi se sa nga aktivitetet dhe politikat janë vënë në praktikë dhe çfarë ndryshimesh kanë bërë ato në bashkësinë lokale. Nënshkruesit para vitit 2022 mbeten valide dhe janë në fuqi, por vetëm duhet të përpilojnë plan aksional në të cilin do të shtohen nëntë nenet e reja nga versioni i rishqyrtuar i Kartës në fjalë. Gjatë trajnimit u theksua edhe roli i BNJVL-së në promovimin dhe avancimin e barazisë gjinore në komunat në përgjithësi gjatë viteve, individualisht dhe përmes projektit. Versioni i ri i Kartës Evropiane është dërguar deri te të gjitha komunat me rikujtim për rëndësinë e Kartës Evripiane dhe zbatimin e saj nga ana e komunave të cilat akoma nuk e kanë nënshkruar.

Punëtoria – ,,Promovimi i aspekteve gjinore në punën e njësive të vetëqeverisjes lokale“

“Përfaqësimi për barazi të femrave dhe meshkujve: Promovim i aspekteve gjinore në punën e njësive të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut” ishte temë e punëtorisë që u mbajt ë 29 maj 2023 në Shkup në organizim të BNJVL-së dhe misionit të OSBE-së në vendin tonë. Anëtarët e Grupit për lobim për barazi gjinore në kuadër të BNJVL-së, përfaqësuesit e komisioneve për barazi midis femrave dhe meshkujve nga komunat dhe koordinatorët e tyre patën mundësi të informohen me plotësimet e reja të Kartës Evropiane për barazi të femrave dhe meshkujve në pushtetin lokal, me mjetet dhe metodologjitë për përforcim të aspekteve gjinore në punën  njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL), si dhe të dëgjojnë praktika të mira për zbatimin e vlerave gjinore, të zbatuara në qytetet dhe komunat evropiane.

Para të pranishmëve u drejtua drejtoresha ekzekutive e BNJVL-së, Dushica Perishiq, e cila foli për rolin e BNJVL-së në përkushtimin për pranimin e Kartës Evropiane në komunat e vendit tonë, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që BNJVL u jep komisioneve për barazi gjinore dhe anëtarëve të administratës komunale lidhur me krijimin e politikave gjinore dhe implementimin e tyre. Ajo theksoi rolin e Grupit Lobues për Barazi Gjinore në kuadër të BNJVL-së, i përbërë nga kryetarë dhe kryetare të komunave, këshilltare dhe këshilltarë të komunave, të cilët ndërtojnë politika për promovimin e barazisë gjinore në nivel lokal dhe lobojnë për njohjen sa më të madhe juridike të kësaj të drejte dhe zbatimin efektiv të tij në të gjitha sferat e jetës: politike, sociale, ekonomike, kulturore e të tjera. Përveç Grupit të lobimit, i cili është shembull unik në rajon dhe më gjerë, si praktikë e dytë unike e mirë e themeluar nga BNJVL, është edhe Platforma elektronike për buxhetim përgjegjës për barazi gjinore https://rob.zels.org.mk/, në të cilën plasohen të gjitha materialet, vendosen dokumente nga kjo fushë dhe praktikat e mira nga komunat, si dhe u theksua se 23 komuna nga vendi jonë janë nënshkruese të Kartës Evropiane.

Format i ri i Kartës Evropiane për barazi të femrave dhe meshkujve i pasuruar me nëntë anëtarë të ri  

Zhvillimi i qëndrueshëm për të ardhme të qëndrueshme; Dhuna kibernetike; Dhuna kundër femrave të zgjedhura dhe të emëruara, si dhe personelit; Intersekcionalizmi dhe diversiteti; Fleksibiliteti në vend të punës; Digjitalizimi dhe inkluzioni digjital; E drejta seksuale dhe e drejta e shëndetit riprodhues; Ndryshimet klimatike dhe e drejta e ambientit të shëndetshëm dhe Menaxhim me krizat dhe gatishmëria civile, janë nëntë nenet e reja me të cilat këtë vit është plotësuar Karta Evropiane për barazi midis femrave dhe meshkujve. Në Këshillin e komunave dhe rajoneve evropiane, krijuesi i Kartës, para më tepër se katër vitesh është vërejtur nevoja për përfshirjen e rajoneve të reja sociale, ku nevojitet ndërmarrja e aktiviteteve në aspektin gjinor. Përfaqësuesja e Këshillit, Xhejmi Xhast, para të pranishmëve foli mbi arsyet për themelimin e nëntë lëmenjve të ri në Kartën në fjalë, por edhe për aktivitetet në drejtim të sigurimit të pjesëmarrjes së përforcuar gjinore përmes intervenimeve të BE-së, përkrahjes së femrave, shoqatat e grave etj, si dhe përfshirja e aspekteve gjinore në krijimin e politikave dhe buxhetimit në nivel lokal. Ajo përmendi se në periudhën prej 19 vitesh nga miratimi i Kartës ka 2000 nënshkrues në 36 vendet evropiane, por se numri i miratimit të planeve aksionale për zbatimin e tyre por nuk është në nivel të kënaqshëm. Në këtë drejtim, në periudhën e ardhshme fokusi do të jetë në monitorimin, analizat dhe sigurimin më të plotë të të dhënave statistikore për rezultatet e zbatimit të Kartës në fjalë. U prezantuan përfitimet e komunave nga nënshkrimi i Kartës: vendosja e barazisë gjinore në axhendën politike të çdo pushteti vendor; strukturimi i aktiviteteve lidhur me barazinë gjinore në komunë dhe zbatimi i kornizave dhe obligimeve tjera ligjore; duke bërë ndryshime pozitive në komunë, duke përmirësuar jetën e qytetarëve; menaxhim efikas dhe shpërndarje të burimeve; ndryshimi i qëndrimeve; duke u bërë pjesë e një rrjeti evropian të komunave të dedikuara për barazinë gjinore. Ndër praktikat e mira të paraqitura nga qytetet dhe komunat evropiane u prezantuan: dizajne fleksibile të hapësirave të banimit, planifikimi i fazave të ndryshme të jetës si dhe aplikimi i metodës 4R në bibliotekat në Vjenë; pastaj përfshirja e aktiviteteve të “dhunës kibernetike” në Planin e Veprimit për Barazi Gjinore për vitin 2024 të Mynihut; rinovim i llojit të lodrave në kopshtet e Londrës, ku futen kukulla që karakterizojnë disa raca, kukulla që pasqyrojnë një paaftësi të caktuar fizike, si dhe kukulla ku nuk ka stereotipe në profesionet femër-mashkull etj.

Decentralizimi më i madh – një ndër mënyrat e institucionalizimit të shërbimeve të caktuara në drejtim të sigurimit të barazisë më të madhe gjinore 

Përfaqësuesit e pushtetit lokal nga vendi ynë prezantuan një sërë praktikash të mira të tyre në mbështetje të barazisë gjinore. Ata theksuan se me mbështetjen e BNJVL-së përforcohen kapacitetet e administratës komunale dhe këshilltarëve për të ngritur vetëdijen për nevojën e ofrimit të statistikave gjinore që shprehimisht tregojnë se ku ekzistojnë disa pabarazi gjinore dhe ku nevojitet intervenim i duhur. Statistikat e ofruara gjinore kontribuojnë në krijimin e politikave të përshtatshme vendore nga perspektiva gjinore në çdo segment të jetës shoqërore, por gjithashtu tregojnë nevojën e mbështetjes financiare që pushteti vendor duhet të japë për tejkalimin e tyre. U theksua se një pjesë e madhe e aktiviteteve të ndërmarra nuk kanë vazhdimësi, për arsye se një pjesë e komunave nuk kanë kompetencë, por para se gjithash për shkak të mungesës së mjeteve financiare për mirëmbajtjen ose për shkak të ndryshimit të garniturës politike në komunë. Sipas analizave më e shfaqur është nevoja për shërbimet në aspektin gjinor në pjesën e: dhunës në familje; shëndeti i femrës; sipërmarrësia e femrës etj. Në këtë drejtim u përmend se vetëm me sigurimin e pavarësisë më të madhe financiare të komunave dhe thellësimin e decentralizimit të pushtetit do të sigurohet edhe institucionalizimi i shërbimeve të këtilla. Të pranishmit i përmendën edhe mospajtimet me dispozita të caktuara në Propozimin e Ligjit për barazi gjinore që është në proces të debatimit publik.

Posted in Uncategorized

„Si të arrihet drejt të të dhënave të ndara statistikore?” – trajnim për koordinatorët komunalë për mundësitë e barabarta midis femrave dhe meshkujve

Statistika është e mirë e përgjithshme që u shërben të gjithëve dhe çdonjëri mund t’i shfrytëzojë të dhënat statistikore. Ndërsa të dhënat paraqesin bazë të rëndësishme për vendim-marrje dhe menaxhim me të gjitha nivelet, shërbejnë për analizë të gjendjeve rrjedhëse dhe mundësojnë planifikim mikro dhe makro në të ardhmen të zhvillimit të vendit në të gjitha sferat. Me qëllim që të mbrohemi nga të dhënat e gabueshme dhe manipulative, të anashkalohen keqkuptimet, të mund të merren vendime të drejta, të mbrohet institucioni nga mosbesimi dhe diskreditimi, është e nevojshme që personat të cilët shfrytëzojnë të dhëna statistikore të kenë njohur si t’a realizojnë këtë më me rregull, respektivisht të keni njohur statistikore.

Në të vërtetë ky ishte edhe qëllimi i trajnimit njëditor -,,Si drejt të dhënave të ndara sipas gjinisë? që e organizon BNJVL më 26 maj, 2022, në Qendrën e trajnimeve të BNJVL-së, në bashkëpunim me Entin shtetëror statistikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Trajnimi i’u dedikua nevojave të koordinatorëve komunalë për mundësi të barabarta në drejtim të mbindërtimit të kapaciteteve komunale për shfrytëzim adekuat të bazave të të dhënave të ESHS në pjesën e statistikës gjinore, për sigurimin e analizave relevante dhe hulumtimet të cilat kontribuojnë në krijimin e vendimeve adekuate, planeve dhe programeve për sigurim të barazisë mes femrave dhe meshkujve në nivel lokal.

Zbatimi i metodologjisë statistikore tejet e rëndësishme për relevancën e të dhënave

Përfaqësuesit e ESHS i informuan të pranishmit me aktivitetet e institucionit të tyre dhe me lëmenjtë e hulumtimit statistikor (statistika demografike dhe sociale, ekonomike, sektoriale: bujqësore, energjetike, transport, mjedis jetësor etj.) si dhe me rëndësinë e statistikës dhe të dhënave statistikore. Theks i veçantë i’u vendos mënyrës së zbatimit të metodologjisë statistikore. Metodologjia është korniza në të cilën janë definuar të gjitha aspektet e rëndësishme nga hulumtimi: qëllimi dhe rëndësia e hulumtimit, baza juridike hulumtimit, njësitë e përfshirjes, zgjedhja e ekzemplarit, koha, mënyra, teknika e mbledhjes të të dhënave, mbrojtja e të dhënave, përpunimi i të dhënave, publikimi ejt. Përderisa nuk zbatohet metodologjia adekuate në hulumtim, mund të çojë drejt pikëpyetjes relevancën e të dhënave të fituara.

ESHS dërgoi ftesë të hapur për komunat për transparencën në dhënien e konsultimeve gjatë përgatitjes së hulumtimit komunal për mbledhjen e të dhënave adekuate

Përfaqësuesit e ESHS apeluan tek të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale se janë të hapura për bashkëpunim nëse komuna dëshiron të bëjë një hulumtim për sigurimin e të dhënave të caktuara. Do të thotë, ata do të ofrojnë konsultime falas në drejtim të vendosjes së pyetësorit dhe përcaktimit të metodologjisë së kërkimit për të marrë të dhëna cilësore dhe përkatëse. Ata gjithashtu theksuan se nëse komuna angazhon ekspertë ose institucione të tjera konsulente për hulumtimin, është e detyrueshme që t’u kërkohet një certifikatë e lëshuar nga ESHS ku thuhet se hulumtimi do të përdorë një metodologji të përshtatshme të miratuar nga Enti për statistika. Në atë mënyrë, komuna do të fitojë një hulumtim solid, dhe në të njëjtën kohë të dhënat mund të konsiderohen relevante dhe të përdoren nga institucionet tjera për përpunim të mëtutjeshëm.

Bashkëpunim i domosdoshëm i institucioneve gjatë mbledhjes dhe diseminimit të të dhënave

U theksua se në vendin tonë ekzistojnë shumë sisteme paralele të mbledhjes së të dhënave, gjë që përbën humbje energjie dhe burimesh financiare dhe për këtë arsye kërkon bashkëpunim më intensiv dhe më konstruktiv ndërmjet institucioneve kombëtare dhe vendore në drejtim të mbledhjes dhe shpërndarjes së të dhënave statistikore. Dhe bashkëpunimi me ESHS është vendimtar për sigurimin e të dhënave të përdorshme nga të cilat do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe shteti.

Prioritet i ESHS është sigurimi i shfrytëzimit sa më të madh të të dhënave statistikore

Lidhur me rëndësinë e njohurisë statistikore (NJS), u prezantuan disa përkufizime, duke përfshirë se NJS është aftësia për të kuptuar dhe vlerësuar në mënyrë kritike rezultatet statistikore që ndikojnë në jetën tonë të përditshme. Gjithashtu u theksua se NJS mbulon kuptimin dhe përdorimin e gjuhës bazë dhe mjetet e statistikës: njohja e termave bazë statistikore, kuptimi i simboleve të thjeshta statistikore dhe aftësia për të interpretuar të dhënat e paraqitura ndryshe. Në këtë kuadër, ekspertët e ESHS theksuan se gjatë kërkimit të bazave të të dhënave statistikore është e paçmueshme që përdoruesit t’i kushtojnë vëmendje dhe kohë dhe të lexojnë të gjitha shpjegimet e dhëna në sistem dhe të njohin mirë kuptimin e simboleve të dhëna.

Sigurimi i bazave të hapura të të dhënave statistikore, funksionale për shfrytëzim dhe të thjeshta për punë  

U tha se një nga prioritetet e vendosura nga ESHS nuk është vetëm mbledhja e të dhënave, por gjithnjë e më shumë synohet të sigurohet përdorimi më intensiv dhe masiv i tyre. Në këtë drejtim, ata i kushtojnë vëmendje sigurimit të rritjes së nivelit të shkrim-leximit statistikor te përdoruesit e bazave të të dhënave të Entit në fjalë, veçanërisht përdoruesit nga institucionet shtetërore dhe publike. Kjo është arsyeja pse ata theksuan se kanë ofruar baza të të dhënave funksionale që janë të hapura për të gjithë dhe që janë të thjeshta për t’u përdorur. Përdoruesi mund t’i përpunojë vetë të dhënat, të bëjë llogaritjet që janë të rëndësishme për nevojat e tij, të marrë informacion në formën e grafikëve, tabelave Excel, të grumbullojë të dhëna, të shkarkojë të dhënat në kompjuterin e tij dhe të sigurojë përditësimin e tyre të vazhdueshëm.
U përmend se mundësi të këtilla jep veçanërisht baza e të dhënave MakStat, e cila është e thjeshtë për punën e përdoruesve, ndërsa disponon me rreth 3.000 tabela dhe 250 kolona. Pastaj u theksua se përderisa përdoruesi i përdor të dhënat në hulumtim ose ndonjë evidencë tjetër detyrimisht duhet të theksohet burimi prej ku janë ndërmarrë, respektivisht të evidentohet se këto janë të dhënat e ndërmarra nga Enti shtetëror i statistikës të RMV. Të gjitha këto qartësime nga ana e përfaqësuesve të Entit shtetërore për statistikë të RMV u realizuan në kontinuitet me ndërmarrjen e drejtpërdrejtë të shembujve nga lëmia e barazisë gjinore me ç’rast të pranishmit drejtpërdrejtë u informuan me mundësitë e shfrytëzimit të këtyre bazave statistikore të të dhënave. Trajnimi u pranua shkëlqyeshëm nga ana e të pranishmëve të cilët kërkuan edhe trajnim plotësues të këtillë ë thellësuar, ndërsa njëkohësisht propozuan që i njëjti t’u prezantohet edhe kolegëve të tyre, në komuna, nga seksionet për zhvillim ekonomik lokal.

Posted in Uncategorized

Roli i BNJVL-së në avancimin e barazisë gjinore në komunat, u prezantua para këshilltarëve nga Komisioni për mundësi të barabarta

Prej 5-7 mај 2022, në organizim të Institutit për demokraci nacionale – NDI në Shkup u organizua trajnim për 70 këshilltarë nga Komisioni për mundësi të barabarta – Korniza ligjore, të drejtat dhe obligimet e komisioneve nga projekti WoMen Lead: Avancimi i barazisë gjinore përmes përfshirjes në politikë të femrave, ku prezantim pati edhe BNJVL.

Në fjalët përshëndetëse, kryetarja e BNJVL-së dhe kryetare e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, theksoi se çdo aktivitet që është në drejtim të përmirësimit të mundësive të barabarta siç është dhe aktiviteti i NDI, duhet të ketë input pozitiv në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët. ,,Çdo rol që e sigurojnë komunat, duhet të shikohet në prizmin e asaj se a është e arritshme në mënyrë të barabartë dhe e nevojshme për femrat dhe meshkujt”, theksoi kryetarja Arsovska.

,,Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale është një partner i fuqishëm në lëminë e barazisë gjinore dhe shumë e rëndësishme që të gjitha përpjekjet të identifikohen nga organizata ndërkombëtare partnere dhe nga vetëqeverisjet lokale, si edhe nga këshillat komunale. Të gjitha këto BNJVL-në e identifikojnë si partner në përpjekjet dhe aktivitet e tyre” – ishin pjesë e porosive në pjesën hyrëse që krahas kryetares së BNJVL-së u drejtua edhe ambasadorja e Suedisë, Kristin Forsgren Bengston dhe Robert Skot Hejzlet, drejtor rezident i lartë i Institutit demokratik nacional – NDI.

Në ditën e dytë të trajnimit për: Dokumentet nacionale strategjike dhe korniza ligjore për njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe roli i BNJVL-së në integrimin e barazisë gjinore në politikat dhe buxhetin lokal, koordinatorja për barazi gjinore në BNJVL, Irena Nikollov foli mbi obligimet dhe përgjegjësitë e këshilltarëve që dalin nga Ligji për vetëqeverisje lokale dhe ligjet tjera të veçanta që rregullojnë kompetencat në komuna. Përmes shembujve të tyre u përfshinë edhe këshilltarët të cilët folën për përvojat e tyre të deritanishme në organizimin e seancave të këshillit, punën e Komisionit për mundësi të barabarta, rëndësinë dhe përgjegjësitë e tij në drejtim të promovimit të mundësive të barabarta në komuna. Më tej, me prezantime dhe shembuj nga komunat, u prezantuan Komisionet tjera që punojnë në kuadër të këshillit dhe u theksua mundësia e përfshirjes së anëtarëve të jashtëm (ekspertëve) nga fusha të caktuara në punën e këtyre organeve të këshillit komunal.

Më tej, u theksuan të gjitha mjetet dhe mekanizmat që BNJVL i ka krijuar dhe aplikuar lidhur me nevojat e komunave, me qëllim të promovimit të barazisë gjinore. Këto janë e-platforma për barazi gjinore e cila është qendër resurse digjitale e komunave, dokumentet strategjike të BNJVL-së që konfirmojnë përkushtimin për përmirësimin e pozitës së komunave në fushën e barazisë gjinore, nënvizohet rëndësia e grupit të lobimit për barazi gjinore në sferën e lobimit para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, u fol edhe për Grupin punues për barazi gjinore të BNJVL-së dhe mjetet dhe mekanizmat e tjerë që disponojnë komunat. U theksua edhe nevoja e miratimit të Kartës Evropiane për Barazi Gjinore si vlerë demokratike nga komunat, promotor i së cilës është BNJVL, e
cila do të konfirmojë përpjekjet e pushtetit lokal për përfshirjen e perspektivës gjinore në të gjitha aspektet e jetës së banorëve dhe të banoreve në komuna.

Në sesionet tjera nga trajnimi u përpunuan tema të cilat kanë të bëjnë me Dokumentet nacionale strategjike dhe korniza ligjore për arritjen e barazisë gjinore në nivel lokal, qeverisja e mirë, arritja e konsensusit, parimet e inkluzionet dhe transparencës, antikorrupsioni dhe ,,Si të plotësojmë funksionin tonë?” ,,Si të përgjigjemi më mirë ndaj nevojave të qytetarëve?”.

Trajnimi pati për qëllim edhe ndërtimin e lidhjeve midis anëtareve dhe anëtarëve në kuadër të KMB në nivel komunal, por edhe rrjetëzimi i kolegëve nga komunat tjera.

Posted in Uncategorized

Këshilltarët e Komunës së Probishtipit me interesim të madh dhe njohuri paraprake lidhur me avancimin e barazisë gjinore në bashkësinë lokale

Në ftesë të komunës së Probishtipit, ndërsa në kuadër të Programit për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve për vitin 2022, përfaqësueset e BNJVL-së realizuan trajnim për këshilltarët e komunave në temë ,,Integrimi i perspektivës gjinore në politikat lokale”.

Qëllimi i trajnimit ishte të informohen përfaqësuesit e Këshillit të Komunës së Probishtipit lidhur me konceptin për barazi gjinore dhe motivimi i tyre për të vepruar në drejtim të menaxhimit të pozitës së femrave në të gjitha sferat e jetës sociale.

Në trajnim morrën pjesë të gjithë anëtarët e Këshillit të Komunës së Probishtipit, anëtarët e Komisionit për mundësi të barabarta, si dhe koordinatorja nga komuna. Irena Nikollov, këshilltar për trajnime dhe koordinator për barazi gjinore në BNJVL foli mbi nocionet kryesore të gjinisë dhe seksit, lidhur me ekzistimin e stereotipave dhe roleve gjinore, si të tejkalohen stereotipat gjinore dhe çka mund komuna të bëjë konform kompetencave të saj dhe kornizës ligjore për avancimin e barazisë gjinore. Bllagorodna Shopova, këshilltar për trajnime dhe përgjegjëse mbi çështjet nga politika sociale  lidhur me pabarazitë midis femrave dhe meshkujve në sfera të ndryshme, konform të dhënave të disponueshme statistikore në vend. Mëtej, përmes ushtrimeve dhe diskutimit këshilltarët u informuan me nevojën e ndjekjes së gjendjeve me barazinë gjinore në nivel lokal, përmes shfrytëzimit të të dhënave ndarëse, e gjithnjë me qëllim zvogëlimi të hendekut ekzistues gjinore. Pjesëmarrësit fituan aftësi për përcaktimin e gjendjeve me barazinë gjinore mbi kompetencat në komunë dhe me punë në grupe definuan aktivitetet dhe masat për tejkalimin e pabarazive midis femrave dhe meshkujve dhe vajzave dhe djemve në komunë.

Gjithashtu u theksua nevoja nga bashkëpunimi midis Këshillit dhe Komisionit për mundësi të barabarta me koordinatorët për mundësi të barabarta në nivel lokal me qëllim veprimi të koordinuar në drejtim të zhvillimit dhe harmonizimit të politikave lokale gjinore që janë sensitive.

Komuna e Probishtipit është një ndër komunat më aktive në vend që në vazhdimësi punën në zhvillimin e aktiviteteve dhe programeve rreth perspektivës gjinore.

Posted in Uncategorized

Me përkrahjen e sipërmarrësisë së udhëhequr nga femrat, drejt zhvillimit ekonomik lokal më të mirë në komunën e Tivarit

Prej 04 deri më 07 korrik, 2021, përfaqësuesit e Grupit të lobimit të BNJVL-së për barazi gjinore të përbërë nga kryetaret e komunave dhe kryetaret e këshillave në komunat morrën pjesë në vizitën rajonale të komunës së Tivarit, në Mal të Zi, lidhur me shkëmbimin e praktikave të mira. Aktiviteti është pjesë e projektit ,,Drejt komunave përgjegjëse për barazi gjinore: përforcimi i kapaciteteve të komunave për integrim të aspektit gjinor në politikat dhe buxhetet lokale” 2019-2021 që BNJVL e zbaton me përkrahjen e zyrës së UN Women në Shkup.

Shkëmbimi rajonal i përvojave të praktikave të mira ishte me temë ,,Përkrahja e sipërmarrësisë së udhëhequr nga femrat” që komuna e Tivarit, Mali i Zi, e ka institucionalizuar përmes Programit vjetor për sipërmarrësi në shumë prej 35.000 еuro të cilat i zbaton përmes viteve fiskale 2020 dhe 2021. Kryetari i komunës së Tivarit, Dushan Raiçeviq, në pranimin e delegacionit tonë nga Grupi i lobimit, foli për rëndësinë tejet të madhe të aspektit gjinor gjatë krijimit të politikave dhe buxhetit në komunë, me theks të veçantë në zhvillimin e sipërmarrësisë dhe përkrahjes së bizneseve të vogla dhe të mesme në komunë, që veçanërisht ishte e rëndësishme gjatë kohës së krizës me KOVID -19. ,,Ne u fokusuam në përforcimin e lidhjes me sipërmarrësinë dhe përpiqemi të ndjekim nevojat dhe dëshirat e tyre konform kompetencës së komunës së Tivarit, që ka hyrë edhe në Programin rajonal BFC-SEE lidhur me çertifikimin e komunës për mjedis të përshtatshëm për biznes. Në këtë drejtim edhe në këtë Program për sipërmarrësinë e udhëhequr nga femrat u zhvillua edhe iniciativa e Aleancës politike të femrave të Malit të Zi nga ana e ekipit tim. Qëllimi është t’i promovojmë dhe përkrahim femrat me biznes të cilat janë edhe përdoruesit më të mëdhenj nga programet për përkrahjen e sipërmarrësisë”, deklaroi kryetari Raiçeviq. Sipas tij, këto programe kanë kontribuar shumë për mirëmbajtjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në komunën e Tivarit gjatë kohës së krizës me KOVID -19 dhe se si masa janë treguar shumë të dobishme për femrat sipërmarrësve, si më të prekura nga kjo krizë. Qëllimi i komunës së Tivarit për partneritet dhe krijim të vendeve të reja të punës konform nevojave të bashkësisë së biznesit do të jetë udhëzuese e tyre edhe mëtej me theks të veçantë në sipërmarrësinë të udhëhequr nga femrat si një ndër grupet më të mëdha të përdoruesve nga këto programe.

Se 66% e femrave nga Komuna e Tivarit janë përdoruese të të dy programeve, si dhe mënyrës së aplikimit dhe kritereve për përzgjedhjen e bizneseve të mbështetura nga komunadiskutoi Tanja Spiçanoviq, nënkryetare e Komunës së Tivarit e cila është përgjegjëse për këto programe dhe zhvillimin ekonomik lokal. ,,Në vitin fiskal 2020 dhe 2021, përmes programeve për mbështetjen e sipërmarrësisë dhe sipërmarrësisë së udhëhequr nga femrat, ne kemi mbështetur rreth 100 persona, 66 prej të cilëve janë femra dhe 34 meshkuj, në shumë prej 462.751 euro, nga të cilat rreth 300,000 kanë për qëllim mbështetjen e femrave sipërmarrëse . ,,Qëllimi jonë për krijimin e besimit dhe partneritetit midis komunës dhe komunitetit të biznesit është përforcuar përmes këtyre programeve,” deklaroi Spiçanoviq. Qëllimi i tyre për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme bazohet në tre elemente kryesorë: përkrahjen financiare, krijimin e një pike informacioni për bashkësinë e biznesit dhe shembuj të praktikave të mira.

Konform agjendës, përfaqësuesit e Grupi të lobimit patën mundësinë të vizitojnë disa nga femrat ddrejtpërdrejtë dhe të shohin bizneset e tyre në vendngjarje. ,,Shija dhe tradita” e Jelena Pejanovi në vendin turistik Limljani, Cërmnica është zhvilluar si turizëm rural dhe prodhim i produkteve vendore dhe produkteve nga rajoni i tyre. Kështu, ata mund të shijonin lëngun e trëndafilave të veçantë që ata rritnin dhe kultivonin në kopshtin prapa shtëpisë në arkitekturë autentike në të cilën janë rregulluar dy apartamente dhe një vend për të ngrënë për mysafirët, të gjitha të rregulluara mjeshtërisht në një stil tradicional. Gjithashtu shërbehej verë e kuqe nga vreshtat e tyre të vendosura në kopshtin ngjitur me shtëpinë, pastaj brumëra shtëpie dhe reçel i bërë nga trëndafilat, patëllxhanë të gjelbër, kaça. Siç shpjegoi Jelena, të gjitha produktet prodhohen nga ata në familje, dmth ajo ndihmohet nga burri dhe vjehrra e saj, dhe ka dy fëmijë të mitur që njihen me punën dhe me mirëseardhjen e mysafirëve që vijnë në apartamentet e tyre gjatë gjithë vitit. Vendi Limljani është malor dhe afër Liqenit të Shkodrës, i cili përmes një shëtitje panoramike bëmë gjiron së bashku me nikoqirët nga Komuna e Tivarit.

Në ditën e dytë të vizitës, pjesëmarrësit nga grupi Lobby u takuan me Natasha Pllamenac e cila së bashku me tre vajzat e saj hapën dhe punojnë në ëmbëltoren ,,Tre sorele” në Tivar. Nga duart e zellshme të Natashës ne provuam pjata të ëmbla dhe të shijshme nga kuzhina vendase dhe e huaj, të cilat ishin aranzhuar për mrekulli. Që ekziston një sinergji midis bizneseve të mbështetura nga komuna e Tivarit pamë në ëmbëltoret ku shiteshin lëngje trëndafili, menta dhe shege, të paketuara në pako promovuese në shishe të vogla.

Me qëllim të njohjes edhe me bizneset tjera të cilat i përkrahën komunat, nikoqirët ftuan delegatët nga Grupi i lobimit të marrin pjesë në Panairin e sipërmarrësisë që u organizua më 06 korrik, 2021, nën qiell të hapur, në oborrin mbretëror të mbretit Nikolla, ku sipërmarrësit i ekspozuan dhe paraqitën prodhimet nëpër shtande. Gjatë panairit, anëtarët e Grupit të lobimit të BNJVL-së, së bashku me kryetarin e komunës së Resnjës, Zhivko Gosharski, të cilat janë binjakëzuar me komunën e Tivarit patën mundësi drejtpërdrejtë të bisedojnë me përdoruesit tjerë të programit për sipërmarrësi, si me sipërmarrësit të cilët prodhojnë sapunin shtëpiak nga ullinjtë dhe bari, si dhe prodhime tjera kozmetike për relaksim dhe mirëmbajtje, pronari i biznesit për vizatim në pëlhurë, prodhime nga druri i ullirit dhe sipërmarrës tjerë të cilët shprehën mirënjohje ndaj komunës së Tivarit për përkrahjen e ideve të tyre.

Në fund të vizitës u konkludua të vazhdohet me bashkëpunimin midisi dy vendeve përmes shkëmbimit të dokumenteve dhe materialeve të vilat kanë të bëjnë me programet për integrim të dimensionit gjinor në programet lokale, praktikat e tyre nga komuna e Manastirit, Makedonska Kamenica, Aerodrom dhe pjesëmarrës tjerë t’a ndajnë me komunën e Tivarit e mëtej të rritet në organizimin e ngjarjes së përbashkët rajonale – Forumi i praktikave të mira rajonale në të cilat do të ftohen edhe vende tjera nga rajoni, e do të jenë me tema nga barazia gjinore dhe buxhetimi përgjegjës për barazi gjinore.

Posted in Uncategorized

Konferencë në organizim të BNJVL-së nën titull „Forum i praktikave komunale: Drejt komunave me përgjegjëse për barazi gjinore“

„Forum i praktikave komunale: Drejt komunave përgjegjëse për barazi gjinore“ ishte tema e konferencës që u mbajt më 25 qershor, 2021, në Shkup në organizim të BNJVL-së. Me këtë ngjarje u rrumbullakësua përrizdha dyvjeçare e realizimit të aktiviteteve nga projekti ,,Drejt komunave përgjegjëse për barazi gjinore: përforcim i kapaciteteve komunave për politikat gjinore dhe buxheti përgjegjës për barazi gjinore”, që e realizoi BNJVL me përkrahjen e UN Women, Shkup, ndërsa i cili financohet nga Agjensioni Zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe Agjensioni Suedez për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim – Sida.

Kryetaret dhe kryetarët, këshilltaret dhe këshilltarët e Grupit për lobim për barazi gjinore në kuadër të BNJVL-së, si dhe koordinatorët dhe koordinatoret për barazi gjinore nga komunat diskutuan për sfidat me të cilat ballafaqohet pushteti lokal në ndërtimin e kapaciteteve administrative dhe në krijimin e implementimit të politikave gjinore në segmente të ndryshme në kompetencë të komunës.

Të pranishmit i përshëndeti drejtori ekzekutiv i BNJVL-së, Dushica Perishiq, e cila foli mbi rolin e rëndësishëm të Bashkësisë në ndërtimin e kapaciteteve të pushteteve lokale për krijimin e implementimit të politikave gjinore dhe buxhetimit përgjegjës për barazi gjinore. Ajo përmendi se në periudhën e kaluar aktivitetet kryesisht themelohen në Strategjinë e përcaktuar paraprakisht për barazi gjinore të BNJVL-së (2018 -230) por edhe të bashkëpunimit me UN Women. U prezantuan rezultatet e Projektit, midis të cilave edhe broshurat më të reja që paraqesin përkrahje të rëndësishme për avancimin e komunikimit midis të punësuarve brenda në komuna dhe të komunikimit me publikun e jashtëm në pjesën e çështjeve sensitive buxhetore. U përmend se përvojat nga kjo lëmi i fitoi çdo komunë me burim të çmueshëm të avancimit të mëtejmë të diturisë në zgjidhjen e sfidave të këtilla.

Të pranishmëve i’u drejtuan edhe kryetarja e Manastirit dhe e Makedonska Kamenicës, Natasha Petrovska dhe Sonja Stamenkova, si dhe kryetarja e Këshillit të komunës së Kriva Pallankës, Izabella Pavllovska, të gjitha anëtaret e Lobi grupit për barazi gjinore në kuadër të BNJVL-së. Të njëjtat shprehën falënderimin e tyre të pa rezervë ndaj BNJVL-së dhe UN Women për përkrahjen e tërësishme deri më tani dhe përmendën se e njëjta duhet vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. Është përmirësuar edhe përkushtimi politik lidhur me këtë çështje, kapacitetet e koordinatorëve për mundësi të barabarta janë ngritur në nivel më të lartë, është përmirësuar komunikimi ndër-sektorik dhe bashkëpunimi me sensibilizimin e çështjes për barazi gjinore në kuadër të komunave, ndërsa tashmë gjithnjë e më pak miratohen programet nga ana e këshillave, me të cilat nuk janë përfshirë edhe në aspektin gjinor. Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i komunës së Shtipit, Sashko Nikollov, i cili përmendi se në komunën e tij gjithnjë e më shumë zbaton të dhëna statistikore me të cilat janë bazë e rëndësishme për krijimin e politikave gjinore dhe përkrahje e qytetarëve në drejtim të arritjes së barazisë gjinore në çdo nivel.

Lidhur me rëndësinë e avancimit të komunikimit të koordinatorëve për mundësi të barabarta me të gjitha sektorët në komunë dhe me publikun e jashtëm si dhe mediat diskutuan koordinatoret e komunave: Koçanë, Dellçevë dhe Karposh: Ljubinka Ajtovska, Daniella Takeva dhe Violera Cvetkivska. Të gjithë përmendën se komunikimi dykahësh është i rëndësishëm për ngritjen e vetëdijes edhe të të punësuarve në komunë dhe i mbarë publikut për rëndësinë e çështjes gjinore. praktika të mira u ndanë edhe nga koordinatoret e komunës Qendër, Aerodrom dhe Gjorçe Petrov: Drita Iseni, Vesna Markovska dhe Dançe Vasilevska. Të pranishmit përmendën se me ngritjen e nivelit të ndjeshmërisë mbi këtë çështje janë ngritur një varg aktivitetesh me të cilat sigurohet barazia gjinore ndërsa me të ngritet edhe shkalla e respektimit të të drejtave universale të njeriut.

Posted in Uncategorized

Lokalizimi i Planit kombëtar aksionar (PKA) për implementimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së 1325: Femrat, paqja dhe siguria

“Lokalizimi i Planit kombëtar aksionar (PKA) për implementimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së 1325: Gratë, paqja dhe siguria” ishte tema e trajnimit të cilin e organizoi BNJVL-ja më 7 dhe 8 qershor 2021 për përfaqësuesit e komunave. U ftuan: koordinatori dhe koordinatorja për barazi gjinore; personi përgjegjës për menaxhim me kriza, si dhe personi përgjegjës për mbrojtjen sociale/bashkëpunim me organizatat joqeveritare nga komuna. Trajnimi u realizua në kuadër të projektit “Drejt komunave të përgjegjshme gjinore: përforcimi i kapaciteteve komunale për politika për barazi gjinore dhe buxhetim të përgjegjshëm gjinor (2019-2021)”, të cilin e zbaton BNJVL-ja me përkrahjen e UN Women-it, ndërsa u zhvillua në hapësirat e Qendrës së Trajnimeve të BNJVL-së, ku u sigurua të gjitha masat protokollare të lidhura me parandalimin e virusit korona.

Vendi ynë e miratoi vitin e kaluar Planin e dytë kombëtar aksionar për implementimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së 1325: Femrat, paqja dhe siguria (2020 – 2025), korniza strategjike. Një pjesë e implementimit të këtij plani nënkupton edhe zbatimin e aktiviteteve në nivel lokal. Në këtë drejtim, të pranishmit në trajnim u informuan në radhë të parë me përmbajtjen e kësaj Rezolute dhe nëntë rezolutave të miratuara të njëpasnjëshme të kësaj sfere; u informuan me thellësinë e shtyllave të saja kryesore; me procesin e miratimit të Planin e dytë kombëtar aksionar për implementimin e Rezolutës të Këshillit të Sigurimit të KB-së 1325: Femrat, paqja dhe siguria. Për të pranishmit ishte shumë e rëndësishme pjesa e kushtuar përcaktimit të sfidave karakteristike të secilit pushtet lokal në drejtim të krijimit të mëtejshëm të politikave lokale dhe dokumenteve për implementimin e aktiviteteve të PKA-së për implementim efikas të Rezolutës 1325: Femrat, paqja dhe siguria.

Rezoluta 1325: Femrat, paqja dhe siguria

Rezoluta 1325: Femrat, paqja dhe siguria u miratua nga Këshilli i Sigurimit të KB-së më 31.10.2000. Me të theksohet rëndësia e pjesëmarrjes së barabartë të femrave në parandalimin e konflikteve, zgjidhjen e konflikteve dhe ndërtimin e paqes së qëndrueshme (https://www.usip.org/gender_peacebuilding/about_UNSCR_1325). Rezoluta 1325 adreson dy çështje thelbësore: ndikimi jo përkatës i konflikteve të armatosura dhe luftërave ndaj femrave dhe vajzave, si dhe roli të cilin duhet ta kenë femrat në parandalimin e konflikteve dhe ndërtimin e paqes.

Rezoluta bazohet mbi katër shtylla kryesore. Me shtyllën e parë u bëhet thirrje shteteve të rrisin pjesëmarrjen e femrave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, në vetë institucionet: në parandalimin, menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve; në negociatat paqësore, në operacionet paqeruajtëse, si ushtarë, policë dhe civilë. Në shtyllën e dytë, zotimi është që të sigurohet një mbrojtje e femrave dhe vajzave nga dhuna seksuale dhe me bazë gjinore, duke përfshirë edhe në situatat emergjente dhe humanitare, siç janë kampet e refugjatëve. Në shtyllën e tretë, Rezoluta bën thirrje për përmirësimin e strategjive të ndërhyrjes në parandalimin e dhunës ndaj femrave, duke përfshirë edhe ndjekjen penale të personave që janë përgjegjës për shkeljet e së drejtës ndërkombëtare; përforcimin e të drejtave të femrave sipas legjislacionit kombëtar; dhe mbështetjen e nismave lokale paqësore të femrave dhe proceseve të zgjidhjes së konflikteve. Me shtyllën e fundit bëhet thirrje për avancimin e masave të lehtësimit dhe rimëkëmbjes për zgjidhjen e krizave ndërkombëtare përmes përfshirjes së perspektivës gjinore, duke përfshirë edhe respektimin e natyrës civile dhe humanitare të kampeve të refugjatëve dhe shqyrtimin e nevojave të femrave dhe vajzave në dizajnimin e kampeve të refugjatëve dhe lagjeve. Një pjesë e zotimeve kryesore është edhe integrimi i perspektivave gjinore në të gjitha misionet e ndërmarra nga ana e Këshillit të Sigurimit dhe sigurimi i një perspektive gjinore dhe trajnimi në operacionet e OKB-së për mbështetjen e paqes.

Si të implementohet Rezoluta 1325 në mënyrë efektive në nivel lokal

Në trajnim, një vëmendje e veçantë iu kushtua mbështetjes së përfaqësuesve të pushtetit lokal gjatë fokusimit të sfidave të kësaj sfere në drejtim të krijimit të mëtejshëm të politikave lokale dhe dokumenteve për implementimin e aktiviteteve të PKA-së për implementimin efektiv të Rezolutës 1325: Femrat, paqja dhe siguria. U theksua nevoja për zhvillimin e politikave dhe ndërmarrjen e aktiviteteve konkrete për t’u siguruar një përfshirje më e madhe e  femrave në proceset e vendimmarrjes në të gjitha nivelet për çështje të lidhura me sigurinë në nivel lokal (këshilla lokalë për parandalim, shtabe të krizave); theksimi i nevojës për zbatimin e trajnimeve të ndjeshme ndaj gjinisë për përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale, por edhe për përfaqësuesit e mekanizmave të krijuar lokalë; identifikimi i rreziqeve të sigurisë në nivel lokal, analiza e ndikimit të tyre ndaj femrave, si dhe roli i femrave në drejtim të parandalimit të të njëjtave (konfliktet etnike; prania e armëve ilegale; ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi). U theksua gjithashtu edhe nevoja për identifikim të saktë të problemeve (nëse konstatohet se ekzistojnë ato) të lidhura me sigurinë e femrave në nivel lokal (dhuna ndaj femrave dhe dhuna në familje; dhuna ndaj femrave dhe vajzave në hapësirën publike; tregtia me njerëz). Pastaj, identifikimi i rreziqeve të fatkeqësive natyrore, pandemia nga Kovid-19 etj.; parashikimi i masave në nivel lokal me qëllim të zbatimit të Rezolutës 1325 dhe sigurimi i mjeteve buxhetore; vendosja e objektivave të qarta, indikatorëve dhe kornizës kohore; zhvillimi dhe implementimi i planeve lokale aksionare dhe të tjera.

Në trajnim u ftua edhe një përfaqësuese nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, anëtare e grupit punues për hartim të PKA-së, e cila, mes tjerash, prezantoi edhe shembuj konkretë zotimesh të cilat i realizon kjo ministri në drejtim të implementimit efektiv të kësaj rezolute të KB-së dhe sigurimit të një përfshirjeje më të madhe të femrave në radhët e kësaj ministrie.

Nga diskutimi dolën edhe rekomandime të caktuara në drejtim të zbatimit efikas të Rezolutës 1325. U theksua nevoja për zbatimin e një fushate të gjerë kombëtare për promovim të Planit kombëtar aksionar (PKA) dhe mundësi për pjesëmarrje në krijimin e planeve lokale për zbatimin e Rezolutës. Përmirësim i mekanizmave të monitorimit dhe vlerësimit të zbatimit të saj; rishikim i planeve aksionare përmes mbajtjes së mbledhjeve vjetore; sigurim i një mekanizmi për koordinim dhe komunikim në kuadër të Grupit punues ndërministror për implementim. U theksua gjithashtu edhe nevoja për një avancim shtesë dhe promovim të femrave në kuadër të institucioneve; zbatim të analizës gjinore dhe grumbullim të të dhënave të ndara sipas gjinisë nga ana e institucioneve shtetërore dhe atyre lokale; rritje të qasjes së të dhënave dhe analizave, përmirësim të çështjeve të lidhura me paqen dhe sigurinë dhe të tjera.

Posted in Uncategorized

Sensibilizim më i madh lidhur me çështjet gjinore për të punësuarit nga të gjitha strukturat lidhur me avancimin e politikave dhe buxhetit për barazi gjinore në komuna

Me temë ,,Konceptet gjinore dhe buxhetimi përgjegjës për barazi gjinore” BNJVL organizoi trajnim online për sekretarët, të punësuarit në sektorin/seksionin për financa dhe këshilltarëve për PR nga komunat, ndërsa në kuadër të projektit ,,Drejt komunave përgjegjëse për barazi gjinore: përforcim i kapaciteteve komunale për politikat dhe buxhetit për barazi gjinore”, me përkrahjen UN Women, Shkup. Trajnimi është në kuadër të Qendrës së trajnimeve me qëllim sensibilizimi më i madh i të punësuarve në bazë të pozitës horizontale dhe vertikale, konform sistematizimit të vendeve të punës, lidhur me çështjet gjinore dhe buxhetimi përgjegjës për barazi gjinore si vegël që kontribuon për përcaktimin e nevojave të femrave dhe meshkujve dhe alocimin e financave konform analizave të bëra për nevojat e qytetarëve.

Меmet Memeti, ekspert dhe trajnues për barazi gjinore prezantoi kornizën juridike në bazë të së cilës janë rregulluar çështjet gjinore dhe nevojat në nivel nacional dhe lokal, si është gjendja në komunat dhe cilat vegla mund të shfrytëzohen për avancimin e barazisë gjinore në komuna, si dhe tejkalimi i sfidave me të cilat ballafaqohen më së shpeshti koordinatorët për mundësi të barabarta në komunat. Përmes trungut gjinor që paraqet një pasqyrë mjaft të qartë të gjendjes për barazi gjinore në komuna në aspektin e locimit të problemit kryesor, me ç’rast, arsyet dhe pasojat paraqiten në mënyrën në të cilën duhet të punohet në komuna gjatë krijimit të programeve dhe masave në komuna. Në këtë drejtim, ai foli për nevojën për të zhvilluar si duhet programet dhe për të përfshirë një aspekt gjinor në to përmes një analize paraprake të nevojave të femrave dhe meshkujvee, pastaj duke vendosur indikatorë për arritjen e rezultateve të përcaktuara, si dhe për të matur si duhet rezultatet e dëshiruara të masave të aplikuara. të cilat janë përfshirë në programet komunale dhe për të cilat fondet janë alokuar në buxhet. Në një seancë interaktive, përfaqësuesit e komunave prezantuan shembuj nga planifikimi i programeve dhe nevoja për bashkëpunim me disa persona në vendosjen horizontale dhe vertikale në komuna me qëllim të mbledhjes së të dhënave të nevojshme dhe në këtë mënyrë planifikimit të duhur të aktiviteteve dhe masave.

Në pjesën e dytë të trajnimit, ekspertja Kristina Haxhi- Vasileva, u përqendrua në nevojat për barazi gjinore në komunat gjatë pandemisë me KOVID -19 që shfaqi thellësim të hendekut gjinor në shoqëri. Ajo i paraqiti rezultatet e përgjegjshme nga hulumtimi i kryer nga ana e ekspertëve dhe ekipit të UN Women që kanë të bëjnë me ndikimin e pandemisë me qytetarët, pastaj buxheti i shpenzuar dhe sa është përgjegjës për barazi gjionore ndaj masave dhe rezultateve tjera nga hulumtimi të cilat çojnë drejt konkluzionit se masa dhe adaptimet me nevojat me qëllim të ndarjes së drejtë të mjeteve dhe punës me qëllim menaxhimi më të lehtë të pandemisë, por edhe masave dhe aktiviteteve të cilat planifikohen për periudhën e ardhshme për qytetarët e tyre nga disa kategori dhe me status të ndryshëm, me fokus të veçantë drejt kategorive më të rrezikuara. Në fund, përmes kuizit pjesëmarrësit u informuan më tepër për atë çka është buxheti përgjegjës për barazi gjinore, si planifikohet cilat resurse janë të nevojshme dhe shembujt si mund të menaxhohet.

Në trajnim morrën pjesë rreth 30 përfaqësues nga komunat, sekretari, nëpunësit e kabinetit, financa, marrëdhëniet me publikun dhe koordinatorët për mundësi të barabarta me shpresë për vazhdimin e përforcimit të kapaciteteve në këtë temë dhe me prezencë fizike në organizim të BNJVL-së.

Posted in Uncategorized