„Si të arrihet drejt të të dhënave të ndara statistikore?” – trajnim për koordinatorët komunalë për mundësitë e barabarta midis femrave dhe meshkujve

Statistika është e mirë e përgjithshme që u shërben të gjithëve dhe çdonjëri mund t’i shfrytëzojë të dhënat statistikore. Ndërsa të dhënat paraqesin bazë të rëndësishme për vendim-marrje dhe menaxhim me të gjitha nivelet, shërbejnë për analizë të gjendjeve rrjedhëse dhe mundësojnë planifikim mikro dhe makro në të ardhmen të zhvillimit të vendit në të gjitha sferat. Me qëllim që të mbrohemi nga të dhënat e gabueshme dhe manipulative, të anashkalohen keqkuptimet, të mund të merren vendime të drejta, të mbrohet institucioni nga mosbesimi dhe diskreditimi, është e nevojshme që personat të cilët shfrytëzojnë të dhëna statistikore të kenë njohur si t’a realizojnë këtë më me rregull, respektivisht të keni njohur statistikore.

Në të vërtetë ky ishte edhe qëllimi i trajnimit njëditor -,,Si drejt të dhënave të ndara sipas gjinisë? që e organizon BNJVL më 26 maj, 2022, në Qendrën e trajnimeve të BNJVL-së, në bashkëpunim me Entin shtetëror statistikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Trajnimi i’u dedikua nevojave të koordinatorëve komunalë për mundësi të barabarta në drejtim të mbindërtimit të kapaciteteve komunale për shfrytëzim adekuat të bazave të të dhënave të ESHS në pjesën e statistikës gjinore, për sigurimin e analizave relevante dhe hulumtimet të cilat kontribuojnë në krijimin e vendimeve adekuate, planeve dhe programeve për sigurim të barazisë mes femrave dhe meshkujve në nivel lokal.

Zbatimi i metodologjisë statistikore tejet e rëndësishme për relevancën e të dhënave

Përfaqësuesit e ESHS i informuan të pranishmit me aktivitetet e institucionit të tyre dhe me lëmenjtë e hulumtimit statistikor (statistika demografike dhe sociale, ekonomike, sektoriale: bujqësore, energjetike, transport, mjedis jetësor etj.) si dhe me rëndësinë e statistikës dhe të dhënave statistikore. Theks i veçantë i’u vendos mënyrës së zbatimit të metodologjisë statistikore. Metodologjia është korniza në të cilën janë definuar të gjitha aspektet e rëndësishme nga hulumtimi: qëllimi dhe rëndësia e hulumtimit, baza juridike hulumtimit, njësitë e përfshirjes, zgjedhja e ekzemplarit, koha, mënyra, teknika e mbledhjes të të dhënave, mbrojtja e të dhënave, përpunimi i të dhënave, publikimi ejt. Përderisa nuk zbatohet metodologjia adekuate në hulumtim, mund të çojë drejt pikëpyetjes relevancën e të dhënave të fituara.

ESHS dërgoi ftesë të hapur për komunat për transparencën në dhënien e konsultimeve gjatë përgatitjes së hulumtimit komunal për mbledhjen e të dhënave adekuate

Përfaqësuesit e ESHS apeluan tek të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale se janë të hapura për bashkëpunim nëse komuna dëshiron të bëjë një hulumtim për sigurimin e të dhënave të caktuara. Do të thotë, ata do të ofrojnë konsultime falas në drejtim të vendosjes së pyetësorit dhe përcaktimit të metodologjisë së kërkimit për të marrë të dhëna cilësore dhe përkatëse. Ata gjithashtu theksuan se nëse komuna angazhon ekspertë ose institucione të tjera konsulente për hulumtimin, është e detyrueshme që t’u kërkohet një certifikatë e lëshuar nga ESHS ku thuhet se hulumtimi do të përdorë një metodologji të përshtatshme të miratuar nga Enti për statistika. Në atë mënyrë, komuna do të fitojë një hulumtim solid, dhe në të njëjtën kohë të dhënat mund të konsiderohen relevante dhe të përdoren nga institucionet tjera për përpunim të mëtutjeshëm.

Bashkëpunim i domosdoshëm i institucioneve gjatë mbledhjes dhe diseminimit të të dhënave

U theksua se në vendin tonë ekzistojnë shumë sisteme paralele të mbledhjes së të dhënave, gjë që përbën humbje energjie dhe burimesh financiare dhe për këtë arsye kërkon bashkëpunim më intensiv dhe më konstruktiv ndërmjet institucioneve kombëtare dhe vendore në drejtim të mbledhjes dhe shpërndarjes së të dhënave statistikore. Dhe bashkëpunimi me ESHS është vendimtar për sigurimin e të dhënave të përdorshme nga të cilat do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe shteti.

Prioritet i ESHS është sigurimi i shfrytëzimit sa më të madh të të dhënave statistikore

Lidhur me rëndësinë e njohurisë statistikore (NJS), u prezantuan disa përkufizime, duke përfshirë se NJS është aftësia për të kuptuar dhe vlerësuar në mënyrë kritike rezultatet statistikore që ndikojnë në jetën tonë të përditshme. Gjithashtu u theksua se NJS mbulon kuptimin dhe përdorimin e gjuhës bazë dhe mjetet e statistikës: njohja e termave bazë statistikore, kuptimi i simboleve të thjeshta statistikore dhe aftësia për të interpretuar të dhënat e paraqitura ndryshe. Në këtë kuadër, ekspertët e ESHS theksuan se gjatë kërkimit të bazave të të dhënave statistikore është e paçmueshme që përdoruesit t’i kushtojnë vëmendje dhe kohë dhe të lexojnë të gjitha shpjegimet e dhëna në sistem dhe të njohin mirë kuptimin e simboleve të dhëna.

Sigurimi i bazave të hapura të të dhënave statistikore, funksionale për shfrytëzim dhe të thjeshta për punë  

U tha se një nga prioritetet e vendosura nga ESHS nuk është vetëm mbledhja e të dhënave, por gjithnjë e më shumë synohet të sigurohet përdorimi më intensiv dhe masiv i tyre. Në këtë drejtim, ata i kushtojnë vëmendje sigurimit të rritjes së nivelit të shkrim-leximit statistikor te përdoruesit e bazave të të dhënave të Entit në fjalë, veçanërisht përdoruesit nga institucionet shtetërore dhe publike. Kjo është arsyeja pse ata theksuan se kanë ofruar baza të të dhënave funksionale që janë të hapura për të gjithë dhe që janë të thjeshta për t’u përdorur. Përdoruesi mund t’i përpunojë vetë të dhënat, të bëjë llogaritjet që janë të rëndësishme për nevojat e tij, të marrë informacion në formën e grafikëve, tabelave Excel, të grumbullojë të dhëna, të shkarkojë të dhënat në kompjuterin e tij dhe të sigurojë përditësimin e tyre të vazhdueshëm.
U përmend se mundësi të këtilla jep veçanërisht baza e të dhënave MakStat, e cila është e thjeshtë për punën e përdoruesve, ndërsa disponon me rreth 3.000 tabela dhe 250 kolona. Pastaj u theksua se përderisa përdoruesi i përdor të dhënat në hulumtim ose ndonjë evidencë tjetër detyrimisht duhet të theksohet burimi prej ku janë ndërmarrë, respektivisht të evidentohet se këto janë të dhënat e ndërmarra nga Enti shtetëror i statistikës të RMV. Të gjitha këto qartësime nga ana e përfaqësuesve të Entit shtetërore për statistikë të RMV u realizuan në kontinuitet me ndërmarrjen e drejtpërdrejtë të shembujve nga lëmia e barazisë gjinore me ç’rast të pranishmit drejtpërdrejtë u informuan me mundësitë e shfrytëzimit të këtyre bazave statistikore të të dhënave. Trajnimi u pranua shkëlqyeshëm nga ana e të pranishmëve të cilët kërkuan edhe trajnim plotësues të këtillë ë thellësuar, ndërsa njëkohësisht propozuan që i njëjti t’u prezantohet edhe kolegëve të tyre, në komuna, nga seksionet për zhvillim ekonomik lokal.