Punëtoria – ,,Promovimi i aspekteve gjinore në punën e njësive të vetëqeverisjes lokale“

“Përfaqësimi për barazi të femrave dhe meshkujve: Promovim i aspekteve gjinore në punën e njësive të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut” ishte temë e punëtorisë që u mbajt ë 29 maj 2023 në Shkup në organizim të BNJVL-së dhe misionit të OSBE-së në vendin tonë. Anëtarët e Grupit për lobim për barazi gjinore në kuadër të BNJVL-së, përfaqësuesit e komisioneve për barazi midis femrave dhe meshkujve nga komunat dhe koordinatorët e tyre patën mundësi të informohen me plotësimet e reja të Kartës Evropiane për barazi të femrave dhe meshkujve në pushtetin lokal, me mjetet dhe metodologjitë për përforcim të aspekteve gjinore në punën  njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL), si dhe të dëgjojnë praktika të mira për zbatimin e vlerave gjinore, të zbatuara në qytetet dhe komunat evropiane.

Para të pranishmëve u drejtua drejtoresha ekzekutive e BNJVL-së, Dushica Perishiq, e cila foli për rolin e BNJVL-së në përkushtimin për pranimin e Kartës Evropiane në komunat e vendit tonë, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që BNJVL u jep komisioneve për barazi gjinore dhe anëtarëve të administratës komunale lidhur me krijimin e politikave gjinore dhe implementimin e tyre. Ajo theksoi rolin e Grupit Lobues për Barazi Gjinore në kuadër të BNJVL-së, i përbërë nga kryetarë dhe kryetare të komunave, këshilltare dhe këshilltarë të komunave, të cilët ndërtojnë politika për promovimin e barazisë gjinore në nivel lokal dhe lobojnë për njohjen sa më të madhe juridike të kësaj të drejte dhe zbatimin efektiv të tij në të gjitha sferat e jetës: politike, sociale, ekonomike, kulturore e të tjera. Përveç Grupit të lobimit, i cili është shembull unik në rajon dhe më gjerë, si praktikë e dytë unike e mirë e themeluar nga BNJVL, është edhe Platforma elektronike për buxhetim përgjegjës për barazi gjinore https://rob.zels.org.mk/, në të cilën plasohen të gjitha materialet, vendosen dokumente nga kjo fushë dhe praktikat e mira nga komunat, si dhe u theksua se 23 komuna nga vendi jonë janë nënshkruese të Kartës Evropiane.

Format i ri i Kartës Evropiane për barazi të femrave dhe meshkujve i pasuruar me nëntë anëtarë të ri  

Zhvillimi i qëndrueshëm për të ardhme të qëndrueshme; Dhuna kibernetike; Dhuna kundër femrave të zgjedhura dhe të emëruara, si dhe personelit; Intersekcionalizmi dhe diversiteti; Fleksibiliteti në vend të punës; Digjitalizimi dhe inkluzioni digjital; E drejta seksuale dhe e drejta e shëndetit riprodhues; Ndryshimet klimatike dhe e drejta e ambientit të shëndetshëm dhe Menaxhim me krizat dhe gatishmëria civile, janë nëntë nenet e reja me të cilat këtë vit është plotësuar Karta Evropiane për barazi midis femrave dhe meshkujve. Në Këshillin e komunave dhe rajoneve evropiane, krijuesi i Kartës, para më tepër se katër vitesh është vërejtur nevoja për përfshirjen e rajoneve të reja sociale, ku nevojitet ndërmarrja e aktiviteteve në aspektin gjinor. Përfaqësuesja e Këshillit, Xhejmi Xhast, para të pranishmëve foli mbi arsyet për themelimin e nëntë lëmenjve të ri në Kartën në fjalë, por edhe për aktivitetet në drejtim të sigurimit të pjesëmarrjes së përforcuar gjinore përmes intervenimeve të BE-së, përkrahjes së femrave, shoqatat e grave etj, si dhe përfshirja e aspekteve gjinore në krijimin e politikave dhe buxhetimit në nivel lokal. Ajo përmendi se në periudhën prej 19 vitesh nga miratimi i Kartës ka 2000 nënshkrues në 36 vendet evropiane, por se numri i miratimit të planeve aksionale për zbatimin e tyre por nuk është në nivel të kënaqshëm. Në këtë drejtim, në periudhën e ardhshme fokusi do të jetë në monitorimin, analizat dhe sigurimin më të plotë të të dhënave statistikore për rezultatet e zbatimit të Kartës në fjalë. U prezantuan përfitimet e komunave nga nënshkrimi i Kartës: vendosja e barazisë gjinore në axhendën politike të çdo pushteti vendor; strukturimi i aktiviteteve lidhur me barazinë gjinore në komunë dhe zbatimi i kornizave dhe obligimeve tjera ligjore; duke bërë ndryshime pozitive në komunë, duke përmirësuar jetën e qytetarëve; menaxhim efikas dhe shpërndarje të burimeve; ndryshimi i qëndrimeve; duke u bërë pjesë e një rrjeti evropian të komunave të dedikuara për barazinë gjinore. Ndër praktikat e mira të paraqitura nga qytetet dhe komunat evropiane u prezantuan: dizajne fleksibile të hapësirave të banimit, planifikimi i fazave të ndryshme të jetës si dhe aplikimi i metodës 4R në bibliotekat në Vjenë; pastaj përfshirja e aktiviteteve të “dhunës kibernetike” në Planin e Veprimit për Barazi Gjinore për vitin 2024 të Mynihut; rinovim i llojit të lodrave në kopshtet e Londrës, ku futen kukulla që karakterizojnë disa raca, kukulla që pasqyrojnë një paaftësi të caktuar fizike, si dhe kukulla ku nuk ka stereotipe në profesionet femër-mashkull etj.

Decentralizimi më i madh – një ndër mënyrat e institucionalizimit të shërbimeve të caktuara në drejtim të sigurimit të barazisë më të madhe gjinore 

Përfaqësuesit e pushtetit lokal nga vendi ynë prezantuan një sërë praktikash të mira të tyre në mbështetje të barazisë gjinore. Ata theksuan se me mbështetjen e BNJVL-së përforcohen kapacitetet e administratës komunale dhe këshilltarëve për të ngritur vetëdijen për nevojën e ofrimit të statistikave gjinore që shprehimisht tregojnë se ku ekzistojnë disa pabarazi gjinore dhe ku nevojitet intervenim i duhur. Statistikat e ofruara gjinore kontribuojnë në krijimin e politikave të përshtatshme vendore nga perspektiva gjinore në çdo segment të jetës shoqërore, por gjithashtu tregojnë nevojën e mbështetjes financiare që pushteti vendor duhet të japë për tejkalimin e tyre. U theksua se një pjesë e madhe e aktiviteteve të ndërmarra nuk kanë vazhdimësi, për arsye se një pjesë e komunave nuk kanë kompetencë, por para se gjithash për shkak të mungesës së mjeteve financiare për mirëmbajtjen ose për shkak të ndryshimit të garniturës politike në komunë. Sipas analizave më e shfaqur është nevoja për shërbimet në aspektin gjinor në pjesën e: dhunës në familje; shëndeti i femrës; sipërmarrësia e femrës etj. Në këtë drejtim u përmend se vetëm me sigurimin e pavarësisë më të madhe financiare të komunave dhe thellësimin e decentralizimit të pushtetit do të sigurohet edhe institucionalizimi i shërbimeve të këtilla. Të pranishmit i përmendën edhe mospajtimet me dispozita të caktuara në Propozimin e Ligjit për barazi gjinore që është në proces të debatimit publik.