Me instrument të avancuar për statistikat e ndara në bazë gjinore, drejt qasjes më të mirë gjatë planifikimit të nevojave në aspektin gjinor

Instrumenti i titulluar si ,,statistikë” në e-platformën për buxhetim përgjegjës për barazi gjinore të BNJVL-së www.rob.zels.org.mk, është vënë në funksion qëkur është avancuar forma e saj në aspektin përdorues (administrator) dhe në aspektin vizual. Me qëllim të shpjegimit më detajues të mundësive dhe mënyrave të shfrytëzimit të instrumentit në fjalë nga ana e komunave, për nevojat e të cilave edhe është krijuar, BNJVL organizoi trajnim më 07 qershor, 2023 në Qendrën e trajnimeve të BNJVL-së për personat përgjegjës të cilët do të punojnë në këtë platformë dhe për koordinatorët për barazi midis fermave dhe meshkujve.

Trajnimi u nda në dy pjesë, ku në pjesën e parë u prezantua përmbajtja e e-platformës, cili është qëllimi i saj, si t’a shfrytëzojnë në aspektin e regjistrimit nga ana e përdoruesve komunalë, si dhe mënyra e plotësimit dhe shfrytëzimit të pjesës së ,,statistikës” nga ana e komunave.  Këto të dhëna, të cilat do të ndahen sipas gjinisë dhe kategorisë, do të shërbejnë në analizimin e nevojave të komunës nga këndvështrimi gjinor dhe do të shndërrohen më tej në masa dhe aktivitete që do të përmirësojnë/tejkalojnë një sfidë apo problem të caktuar të banorëve të komunës. Të dhënat e ndara sipas gjinisë janë të rëndësishme gjatë krijimit të programeve dhe buxheteve komunale dhe me këtë instrument ato do të shfaqen vizualisht në platformë, për çdo komunë në veçanti. Trajnimi për mënyrën e përdorimit të platformës është bërë nga kompania “Intelligenta”, e cila e ka zhvilluar këtë platformë dhe e mirëmban atë ndër vite dhe për nevojat e përdoruesve nga komunat ka krijuar Udhëzuesin e përdoruesve, i cili është dërguar tek personat e emëruar për këtë qëllim. Kjo platformë e avancuar duhet t’u mundësojë komunave të mbledhin dhe të futin të dhëna në një mënyrë të vetme dhe unike, të cilat më tej shfaqen vizualisht në formën e një grafiku, të cilat ndahen sipas gjinisë dhe sipas kategorisë për secilën komunë në veçanti. Eksperti i “Intelligenta” praktikisht u prezantoi pjesëmarrësve të trajnimit, duke përdorur të dhënat statistikore të komunës së Aerodromit, lidhur me mënyrën e regjistrimit, vendosjes së të dhënave apo ndryshimeve duke përdorur aftësitë e instrumentit ,,statistika”, si pjesë e platformës. Të pranishmit në trajnim dhanë sugjerime shtesë për përmirësimin e terminologjisë së termave që do të përdoren për plotësimin dhe leximin e të dhënave, si dhe futjen e nënkategorive. Platforma do të plotësohet me këto propozime dhe si e tillë është në dispozicion të të gjitha komunave të cilat përmes procesit të hyrjes dhe përdorimit të platformës do të kenë mbështetjen e personave për IT në BNJVL, të cilët janë edhe përgjegjës për krijimin e emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit për çdo komunë, pra për personin e emëruar.

Pjesa e dytë e trajnimit kishte për qëllim prezantimin e risive të versionit të plotësuar dhe të përmirësuar të Kartës Evropiane për Barazi Gjinore, të përpiluar nga Këshilli i Komunave dhe Rajoneve të Evropës – CEMR. Krahas prezantimit të 9 neneve të reja të Kartës, koordinatori për barazi gjinore nga BNJVL u referua edhe për rëndësinë e këtij dokumenti për ngritjen e barazisë gjinore në agjendën politike të kryetarëve të komunave, e me këtë edhe vetëdijesimin më të madh të tyre, por edhe te të gjithë menaxherët dhe punonjësit në komuna horizontalisht dhe vertikalisht, me ç’rast do të çonte në një ndryshim pozitiv të qëndrimeve lidhur me rëndësinë e barazisë gjinore dhe integrimin e saj në të gjitha kompetencat në nivel lokal. Me krijimin korrekt të masave sipas nevojave të femrave dhe meshkujve një qasje të balancuar, komunat bëhen të përgjegjshme dhe transparente mes qytetarëve. Me nënshkrimin e Kartës Evropiane për Barazi Gjinore, komuna bëhet pjesë e rrjetit evropian të komunave që janë të përkushtuara për promovimin e barazisë gjinore dhe mund të shkëmbejnë praktika në nivel evropian. Nënshkruesit e ri të Kartës Evropiane obligohen për të 39 nenet, si dhe për atë se brenda 2 viteve do të hartojnë plan aksional sipas ankesave të 39 neneve dhe do të monitorohet zbatimi i planit me qëllim përcaktimi se sa nga aktivitetet dhe politikat janë vënë në praktikë dhe çfarë ndryshimesh kanë bërë ato në bashkësinë lokale. Nënshkruesit para vitit 2022 mbeten valide dhe janë në fuqi, por vetëm duhet të përpilojnë plan aksional në të cilin do të shtohen nëntë nenet e reja nga versioni i rishqyrtuar i Kartës në fjalë. Gjatë trajnimit u theksua edhe roli i BNJVL-së në promovimin dhe avancimin e barazisë gjinore në komunat në përgjithësi gjatë viteve, individualisht dhe përmes projektit. Versioni i ri i Kartës Evropiane është dërguar deri te të gjitha komunat me rikujtim për rëndësinë e Kartës Evripiane dhe zbatimin e saj nga ana e komunave të cilat akoma nuk e kanë nënshkruar.