Roli i BNJVL-së në avancimin e barazisë gjinore në komunat, u prezantua para këshilltarëve nga Komisioni për mundësi të barabarta

Prej 5-7 mај 2022, në organizim të Institutit për demokraci nacionale – NDI në Shkup u organizua trajnim për 70 këshilltarë nga Komisioni për mundësi të barabarta – Korniza ligjore, të drejtat dhe obligimet e komisioneve nga projekti WoMen Lead: Avancimi i barazisë gjinore përmes përfshirjes në politikë të femrave, ku prezantim pati edhe BNJVL.

Në fjalët përshëndetëse, kryetarja e BNJVL-së dhe kryetare e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, theksoi se çdo aktivitet që është në drejtim të përmirësimit të mundësive të barabarta siç është dhe aktiviteti i NDI, duhet të ketë input pozitiv në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët. ,,Çdo rol që e sigurojnë komunat, duhet të shikohet në prizmin e asaj se a është e arritshme në mënyrë të barabartë dhe e nevojshme për femrat dhe meshkujt”, theksoi kryetarja Arsovska.

,,Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale është një partner i fuqishëm në lëminë e barazisë gjinore dhe shumë e rëndësishme që të gjitha përpjekjet të identifikohen nga organizata ndërkombëtare partnere dhe nga vetëqeverisjet lokale, si edhe nga këshillat komunale. Të gjitha këto BNJVL-në e identifikojnë si partner në përpjekjet dhe aktivitet e tyre” – ishin pjesë e porosive në pjesën hyrëse që krahas kryetares së BNJVL-së u drejtua edhe ambasadorja e Suedisë, Kristin Forsgren Bengston dhe Robert Skot Hejzlet, drejtor rezident i lartë i Institutit demokratik nacional – NDI.

Në ditën e dytë të trajnimit për: Dokumentet nacionale strategjike dhe korniza ligjore për njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe roli i BNJVL-së në integrimin e barazisë gjinore në politikat dhe buxhetin lokal, koordinatorja për barazi gjinore në BNJVL, Irena Nikollov foli mbi obligimet dhe përgjegjësitë e këshilltarëve që dalin nga Ligji për vetëqeverisje lokale dhe ligjet tjera të veçanta që rregullojnë kompetencat në komuna. Përmes shembujve të tyre u përfshinë edhe këshilltarët të cilët folën për përvojat e tyre të deritanishme në organizimin e seancave të këshillit, punën e Komisionit për mundësi të barabarta, rëndësinë dhe përgjegjësitë e tij në drejtim të promovimit të mundësive të barabarta në komuna. Më tej, me prezantime dhe shembuj nga komunat, u prezantuan Komisionet tjera që punojnë në kuadër të këshillit dhe u theksua mundësia e përfshirjes së anëtarëve të jashtëm (ekspertëve) nga fusha të caktuara në punën e këtyre organeve të këshillit komunal.

Më tej, u theksuan të gjitha mjetet dhe mekanizmat që BNJVL i ka krijuar dhe aplikuar lidhur me nevojat e komunave, me qëllim të promovimit të barazisë gjinore. Këto janë e-platforma për barazi gjinore e cila është qendër resurse digjitale e komunave, dokumentet strategjike të BNJVL-së që konfirmojnë përkushtimin për përmirësimin e pozitës së komunave në fushën e barazisë gjinore, nënvizohet rëndësia e grupit të lobimit për barazi gjinore në sferën e lobimit para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, u fol edhe për Grupin punues për barazi gjinore të BNJVL-së dhe mjetet dhe mekanizmat e tjerë që disponojnë komunat. U theksua edhe nevoja e miratimit të Kartës Evropiane për Barazi Gjinore si vlerë demokratike nga komunat, promotor i së cilës është BNJVL, e
cila do të konfirmojë përpjekjet e pushtetit lokal për përfshirjen e perspektivës gjinore në të gjitha aspektet e jetës së banorëve dhe të banoreve në komuna.

Në sesionet tjera nga trajnimi u përpunuan tema të cilat kanë të bëjnë me Dokumentet nacionale strategjike dhe korniza ligjore për arritjen e barazisë gjinore në nivel lokal, qeverisja e mirë, arritja e konsensusit, parimet e inkluzionet dhe transparencës, antikorrupsioni dhe ,,Si të plotësojmë funksionin tonë?” ,,Si të përgjigjemi më mirë ndaj nevojave të qytetarëve?”.

Trajnimi pati për qëllim edhe ndërtimin e lidhjeve midis anëtareve dhe anëtarëve në kuadër të KMB në nivel komunal, por edhe rrjetëzimi i kolegëve nga komunat tjera.