Me përkrahjen e sipërmarrësisë së udhëhequr nga femrat, drejt zhvillimit ekonomik lokal më të mirë në komunën e Tivarit

Prej 04 deri më 07 korrik, 2021, përfaqësuesit e Grupit të lobimit të BNJVL-së për barazi gjinore të përbërë nga kryetaret e komunave dhe kryetaret e këshillave në komunat morrën pjesë në vizitën rajonale të komunës së Tivarit, në Mal të Zi, lidhur me shkëmbimin e praktikave të mira. Aktiviteti është pjesë e projektit ,,Drejt komunave përgjegjëse për barazi gjinore: përforcimi i kapaciteteve të komunave për integrim të aspektit gjinor në politikat dhe buxhetet lokale” 2019-2021 që BNJVL e zbaton me përkrahjen e zyrës së UN Women në Shkup.

Shkëmbimi rajonal i përvojave të praktikave të mira ishte me temë ,,Përkrahja e sipërmarrësisë së udhëhequr nga femrat” që komuna e Tivarit, Mali i Zi, e ka institucionalizuar përmes Programit vjetor për sipërmarrësi në shumë prej 35.000 еuro të cilat i zbaton përmes viteve fiskale 2020 dhe 2021. Kryetari i komunës së Tivarit, Dushan Raiçeviq, në pranimin e delegacionit tonë nga Grupi i lobimit, foli për rëndësinë tejet të madhe të aspektit gjinor gjatë krijimit të politikave dhe buxhetit në komunë, me theks të veçantë në zhvillimin e sipërmarrësisë dhe përkrahjes së bizneseve të vogla dhe të mesme në komunë, që veçanërisht ishte e rëndësishme gjatë kohës së krizës me KOVID -19. ,,Ne u fokusuam në përforcimin e lidhjes me sipërmarrësinë dhe përpiqemi të ndjekim nevojat dhe dëshirat e tyre konform kompetencës së komunës së Tivarit, që ka hyrë edhe në Programin rajonal BFC-SEE lidhur me çertifikimin e komunës për mjedis të përshtatshëm për biznes. Në këtë drejtim edhe në këtë Program për sipërmarrësinë e udhëhequr nga femrat u zhvillua edhe iniciativa e Aleancës politike të femrave të Malit të Zi nga ana e ekipit tim. Qëllimi është t’i promovojmë dhe përkrahim femrat me biznes të cilat janë edhe përdoruesit më të mëdhenj nga programet për përkrahjen e sipërmarrësisë”, deklaroi kryetari Raiçeviq. Sipas tij, këto programe kanë kontribuar shumë për mirëmbajtjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në komunën e Tivarit gjatë kohës së krizës me KOVID -19 dhe se si masa janë treguar shumë të dobishme për femrat sipërmarrësve, si më të prekura nga kjo krizë. Qëllimi i komunës së Tivarit për partneritet dhe krijim të vendeve të reja të punës konform nevojave të bashkësisë së biznesit do të jetë udhëzuese e tyre edhe mëtej me theks të veçantë në sipërmarrësinë të udhëhequr nga femrat si një ndër grupet më të mëdha të përdoruesve nga këto programe.

Se 66% e femrave nga Komuna e Tivarit janë përdoruese të të dy programeve, si dhe mënyrës së aplikimit dhe kritereve për përzgjedhjen e bizneseve të mbështetura nga komunadiskutoi Tanja Spiçanoviq, nënkryetare e Komunës së Tivarit e cila është përgjegjëse për këto programe dhe zhvillimin ekonomik lokal. ,,Në vitin fiskal 2020 dhe 2021, përmes programeve për mbështetjen e sipërmarrësisë dhe sipërmarrësisë së udhëhequr nga femrat, ne kemi mbështetur rreth 100 persona, 66 prej të cilëve janë femra dhe 34 meshkuj, në shumë prej 462.751 euro, nga të cilat rreth 300,000 kanë për qëllim mbështetjen e femrave sipërmarrëse . ,,Qëllimi jonë për krijimin e besimit dhe partneritetit midis komunës dhe komunitetit të biznesit është përforcuar përmes këtyre programeve,” deklaroi Spiçanoviq. Qëllimi i tyre për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme bazohet në tre elemente kryesorë: përkrahjen financiare, krijimin e një pike informacioni për bashkësinë e biznesit dhe shembuj të praktikave të mira.

Konform agjendës, përfaqësuesit e Grupi të lobimit patën mundësinë të vizitojnë disa nga femrat ddrejtpërdrejtë dhe të shohin bizneset e tyre në vendngjarje. ,,Shija dhe tradita” e Jelena Pejanovi në vendin turistik Limljani, Cërmnica është zhvilluar si turizëm rural dhe prodhim i produkteve vendore dhe produkteve nga rajoni i tyre. Kështu, ata mund të shijonin lëngun e trëndafilave të veçantë që ata rritnin dhe kultivonin në kopshtin prapa shtëpisë në arkitekturë autentike në të cilën janë rregulluar dy apartamente dhe një vend për të ngrënë për mysafirët, të gjitha të rregulluara mjeshtërisht në një stil tradicional. Gjithashtu shërbehej verë e kuqe nga vreshtat e tyre të vendosura në kopshtin ngjitur me shtëpinë, pastaj brumëra shtëpie dhe reçel i bërë nga trëndafilat, patëllxhanë të gjelbër, kaça. Siç shpjegoi Jelena, të gjitha produktet prodhohen nga ata në familje, dmth ajo ndihmohet nga burri dhe vjehrra e saj, dhe ka dy fëmijë të mitur që njihen me punën dhe me mirëseardhjen e mysafirëve që vijnë në apartamentet e tyre gjatë gjithë vitit. Vendi Limljani është malor dhe afër Liqenit të Shkodrës, i cili përmes një shëtitje panoramike bëmë gjiron së bashku me nikoqirët nga Komuna e Tivarit.

Në ditën e dytë të vizitës, pjesëmarrësit nga grupi Lobby u takuan me Natasha Pllamenac e cila së bashku me tre vajzat e saj hapën dhe punojnë në ëmbëltoren ,,Tre sorele” në Tivar. Nga duart e zellshme të Natashës ne provuam pjata të ëmbla dhe të shijshme nga kuzhina vendase dhe e huaj, të cilat ishin aranzhuar për mrekulli. Që ekziston një sinergji midis bizneseve të mbështetura nga komuna e Tivarit pamë në ëmbëltoret ku shiteshin lëngje trëndafili, menta dhe shege, të paketuara në pako promovuese në shishe të vogla.

Me qëllim të njohjes edhe me bizneset tjera të cilat i përkrahën komunat, nikoqirët ftuan delegatët nga Grupi i lobimit të marrin pjesë në Panairin e sipërmarrësisë që u organizua më 06 korrik, 2021, nën qiell të hapur, në oborrin mbretëror të mbretit Nikolla, ku sipërmarrësit i ekspozuan dhe paraqitën prodhimet nëpër shtande. Gjatë panairit, anëtarët e Grupit të lobimit të BNJVL-së, së bashku me kryetarin e komunës së Resnjës, Zhivko Gosharski, të cilat janë binjakëzuar me komunën e Tivarit patën mundësi drejtpërdrejtë të bisedojnë me përdoruesit tjerë të programit për sipërmarrësi, si me sipërmarrësit të cilët prodhojnë sapunin shtëpiak nga ullinjtë dhe bari, si dhe prodhime tjera kozmetike për relaksim dhe mirëmbajtje, pronari i biznesit për vizatim në pëlhurë, prodhime nga druri i ullirit dhe sipërmarrës tjerë të cilët shprehën mirënjohje ndaj komunës së Tivarit për përkrahjen e ideve të tyre.

Në fund të vizitës u konkludua të vazhdohet me bashkëpunimin midisi dy vendeve përmes shkëmbimit të dokumenteve dhe materialeve të vilat kanë të bëjnë me programet për integrim të dimensionit gjinor në programet lokale, praktikat e tyre nga komuna e Manastirit, Makedonska Kamenica, Aerodrom dhe pjesëmarrës tjerë t’a ndajnë me komunën e Tivarit e mëtej të rritet në organizimin e ngjarjes së përbashkët rajonale – Forumi i praktikave të mira rajonale në të cilat do të ftohen edhe vende tjera nga rajoni, e do të jenë me tema nga barazia gjinore dhe buxhetimi përgjegjës për barazi gjinore.