Konferencë në organizim të BNJVL-së nën titull „Forum i praktikave komunale: Drejt komunave me përgjegjëse për barazi gjinore“

„Forum i praktikave komunale: Drejt komunave përgjegjëse për barazi gjinore“ ishte tema e konferencës që u mbajt më 25 qershor, 2021, në Shkup në organizim të BNJVL-së. Me këtë ngjarje u rrumbullakësua përrizdha dyvjeçare e realizimit të aktiviteteve nga projekti ,,Drejt komunave përgjegjëse për barazi gjinore: përforcim i kapaciteteve komunave për politikat gjinore dhe buxheti përgjegjës për barazi gjinore”, që e realizoi BNJVL me përkrahjen e UN Women, Shkup, ndërsa i cili financohet nga Agjensioni Zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe Agjensioni Suedez për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim – Sida.

Kryetaret dhe kryetarët, këshilltaret dhe këshilltarët e Grupit për lobim për barazi gjinore në kuadër të BNJVL-së, si dhe koordinatorët dhe koordinatoret për barazi gjinore nga komunat diskutuan për sfidat me të cilat ballafaqohet pushteti lokal në ndërtimin e kapaciteteve administrative dhe në krijimin e implementimit të politikave gjinore në segmente të ndryshme në kompetencë të komunës.

Të pranishmit i përshëndeti drejtori ekzekutiv i BNJVL-së, Dushica Perishiq, e cila foli mbi rolin e rëndësishëm të Bashkësisë në ndërtimin e kapaciteteve të pushteteve lokale për krijimin e implementimit të politikave gjinore dhe buxhetimit përgjegjës për barazi gjinore. Ajo përmendi se në periudhën e kaluar aktivitetet kryesisht themelohen në Strategjinë e përcaktuar paraprakisht për barazi gjinore të BNJVL-së (2018 -230) por edhe të bashkëpunimit me UN Women. U prezantuan rezultatet e Projektit, midis të cilave edhe broshurat më të reja që paraqesin përkrahje të rëndësishme për avancimin e komunikimit midis të punësuarve brenda në komuna dhe të komunikimit me publikun e jashtëm në pjesën e çështjeve sensitive buxhetore. U përmend se përvojat nga kjo lëmi i fitoi çdo komunë me burim të çmueshëm të avancimit të mëtejmë të diturisë në zgjidhjen e sfidave të këtilla.

Të pranishmëve i’u drejtuan edhe kryetarja e Manastirit dhe e Makedonska Kamenicës, Natasha Petrovska dhe Sonja Stamenkova, si dhe kryetarja e Këshillit të komunës së Kriva Pallankës, Izabella Pavllovska, të gjitha anëtaret e Lobi grupit për barazi gjinore në kuadër të BNJVL-së. Të njëjtat shprehën falënderimin e tyre të pa rezervë ndaj BNJVL-së dhe UN Women për përkrahjen e tërësishme deri më tani dhe përmendën se e njëjta duhet vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. Është përmirësuar edhe përkushtimi politik lidhur me këtë çështje, kapacitetet e koordinatorëve për mundësi të barabarta janë ngritur në nivel më të lartë, është përmirësuar komunikimi ndër-sektorik dhe bashkëpunimi me sensibilizimin e çështjes për barazi gjinore në kuadër të komunave, ndërsa tashmë gjithnjë e më pak miratohen programet nga ana e këshillave, me të cilat nuk janë përfshirë edhe në aspektin gjinor. Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i komunës së Shtipit, Sashko Nikollov, i cili përmendi se në komunën e tij gjithnjë e më shumë zbaton të dhëna statistikore me të cilat janë bazë e rëndësishme për krijimin e politikave gjinore dhe përkrahje e qytetarëve në drejtim të arritjes së barazisë gjinore në çdo nivel.

Lidhur me rëndësinë e avancimit të komunikimit të koordinatorëve për mundësi të barabarta me të gjitha sektorët në komunë dhe me publikun e jashtëm si dhe mediat diskutuan koordinatoret e komunave: Koçanë, Dellçevë dhe Karposh: Ljubinka Ajtovska, Daniella Takeva dhe Violera Cvetkivska. Të gjithë përmendën se komunikimi dykahësh është i rëndësishëm për ngritjen e vetëdijes edhe të të punësuarve në komunë dhe i mbarë publikut për rëndësinë e çështjes gjinore. praktika të mira u ndanë edhe nga koordinatoret e komunës Qendër, Aerodrom dhe Gjorçe Petrov: Drita Iseni, Vesna Markovska dhe Dançe Vasilevska. Të pranishmit përmendën se me ngritjen e nivelit të ndjeshmërisë mbi këtë çështje janë ngritur një varg aktivitetesh me të cilat sigurohet barazia gjinore ndërsa me të ngritet edhe shkalla e respektimit të të drejtave universale të njeriut.